Ju mirepresim
Për të gjithë turistët dhe pushuesit që udhëtojnë me kamperë apo rrulota, Sarda ofron një hapësirë të dedikuar dhe të mirëorganizuar për kamping dhe parkim.
Ambienti ynë ofron kapacitet për deri në 15 rrulota, me çdo vend të pajisur me energji elektrike dhe ujë, për të plotësuar nevojat higjeno-sanitare të udhëtarëve. Gjithashtu, kemi të instaluar një pikë të veçantë për shkarkimin e ujërave të zeza, e pozicionuar në mënyrë të përshtatshme për të gjitha mjetet.
Qëndroni pranë natyrës pa hequr dorë nga komoditeti – zgjidhni Sarda Camping, ku liqeni, qetësia dhe shërbimet cilësore krijojnë një ndalesë të paharrueshme në udhëtimin tuaj.
Ju lutem rezervoni në nr. 068 274 2221 ose na shkruani në Instagram.
Ju presim!
